S’besoi te vaksina, drejtuesi televiziv pak para vdekjes: Vaksinohuni, ky virus s’është shaka

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesi televiziv, Dick Farrel i cili ishte një kritik i zëshëm i Anthony Fauci dhe u bëri thirrje të gjithë qyetarëve që mos të vaksinohen pasi vaksinat anti-Covid ishin të “rreme”, ka humbur jetën së fundmi pas një beteje të gjatë me koronavirusin.

Farrel më herët e kishte cilësuar Fauc-in si një “fanatik, gënjeshtar”, mirëpo opinion i tij për koronavirusin dhe për vaksinat ndryshoi vetëm atëherë pasi ai u infektua.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe u detyrya që të shtrohej në spital për të qenë nën mbikqyrjen e mjekëve, mirëpo fatkeqësisht pas javësh lufte me pandeminë, Farrel nuk mundi ta mposhtë duke humbur jetën kështu në moshën 65-vjeçare.

Një prej mikeshave të ngushta të Farrel tha për mediat e huaja se pak para se ai të vdiste e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: Merre vaksinën, pasi ky virus nuk është shaka.

Të ngjashme