Schmid përsërit qëndrimin e BE-së: Kosova ka dy kushte për liberalizim

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 11:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (ShEVJ), Helga Schmid, ka thënë se Kosova ka edhe dy kushte për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Kosova është Evropë dhe se Kosova për këtë duhet të bëjë reformat e nevojshme.

“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën. Por Kosova ka kushte, ato që tashme janë të ditura, siç janë luftimi u korrupsionit e krimit të organizuar dhe demarkacioni”, tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe zbatimin e MSA-së që ka thënë se ka një rol kyç në agjendën e reformave evropiane.

Zyrtarja e lartë evropiane ka përgëzuar Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur këtë një hap shumë të rëndësishëm drejt funksionalizimit të sistemit gjyqësor.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj. Me këtë rast, kryeministri tha se Kosova është e vendosur në përmbushjen e detyrave që ka marrë.

Sipas tij, takimi i sotëm është për t’i dhënë shtyrje agjendës evropiane.

“Dinamika e Kosovës po justifikohet me takimin e sotëm është për t’i dhënë shtyrje dhe me punë më intensive agjendës evropiane, që janë përkufizim në luftën kundër krimit e korrupsionit. Këtë e kemi detyrë të përbashkët, Kosova është e vendosur në përmbushjen e detyrave që i ka marrë”, tha kreu i Qeverisë.

 

Të ngjashme