Scott: Prishtina ta heq taksën, BE vazhdon të udhëheq dialogun

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se Prishtina duhet të heqë taksën për mallrat nga Serbia, në mënyrë që të rifillojë dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Scott gjithashtu theksoi se SHBA vazhdon ta njoh “udhëheqjen” e Bashkimit Evropian në dialog, shkruan B92.

I pyetur nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që të kthehet në tryezën e bisedimeve, Scott theksoi se SHBA ende e njeh udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme