Adelina Ismaili ka munguar sërish në gjykatë si dëshmitare në vrasjen e Triumf Rizës në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës.
Këngëtarja së bashku me dy motrat e saj, Zanfinën dhe Emën nuk janë paraqitur as ditën e sotme në gjykimin ndaj Sekiraqës.
Arsyetim i mosparaqitjes duket të jetë vizita e Ismailit jashtë vendi.
Insajderi ka kontaktuar atë dhe në numrin e saj është përgjigjur bashkëshorti i cili tha se ata janë jashtë shtetit
“Jemi në Roaming, gjendemi jashtë shtetit”, u shpreh ai.
Mos pjesmarrjen e tyre, e kanë arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli. Ky i fundit, përmes një parashtrese, ka njoftuar se motrat Ismaili nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet kur do të kthehen.