Së fundi, Elvana nuk po iu ndahet kapelave

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Elvana Gjata është cilësuar gjithmonë si një nga këngëtaret më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare. Ajo ka sjellë gjithnjë projekte muzikore, të cilat kanë qëndruar pranë shijeve të publikut dhe fansave të saj.

Pak javë më parë Gjata u shfaq pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, në një koncert të mbajtur në Prishtinë në nder të festës së Pavarësisë së Kosovës.

‘Look-u’ i saj atje tërhoqi vëmendjen totale, pasi këngëtarja me një veshje të dizenjuar nga stilisti Valdrin Sahiti, e gjitha në ngjyrë blu, ishte kujdesur të sillte në të detaje nga flamuri i Kosovës.

Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte kapelja në përmasa të mëdha që Elvana mbante me këtë veshje.

Nëse të gjithë menduan se kjo do të ishte hera e fundit që do ta shikonin këngëtaren në atë stil, atëherë janë gabuar.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, disa foto ku shihet me një kostum ngjyrë të bardhë dhe sërish një kapele me përmasa të mëdha.

Ndoshta pa kuptuar, Elvana po na sjell të gjithëve trendin më të fundit të modës.

https://www.instagram.com/p/BuodEZwBXJO/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BuCWeZfh1HS/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BmVffYiFRmF/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BkSL8T8lUl8/?utm_source=ig_web_copy_link
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme