S’e kaloi pragun zgjedhor, Eman Rrahmani i kënaqur me rezultatin

Prishtinë | 10 Shk 2025 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka reaguar pas publikimit të 90% të rezultateve të KQZ-së, duke shprehur kënaqësinë për rezultatin e arritur deri tani.

Ai theksoi se për dy muaj kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kauzës së tyre, duke vlerësuar përpjekjet e bëra për promovimin e çështjeve që i mbështesin.

Rrahmani shprehu besimin se ky rezultat është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e koalicionit dhe për forcimin e pozicionit të tyre në politikën vendore.

“Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes! Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre”

Të ngjashme