Se kush do të jetë president i Kosovës e vendosë opozita dhe jo pozita!

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:13 | Nga Behgjet Bajgora

Marrëveshja apo çkapja e shtetit përmes kapjes së pushtetit : Gjatë tërë kohës sa ishte në opozitë, LVV thuaja pjesën dërrmuese të veprimit opozitar e ndërtonte mbi themelet e luftës për çkapje të shtetit dhe institucioneve nga kapësit e që ishin, sipas tyre ata që e drejtonin shtetin.

Edhe një pjesë e LDK-së e që ishte opozitë e brendshme e vet LDK-së , modelin e kapjes së shtetit e përdornin , jo vetëm për çkapje të shtetit por edhe për çkapje të LDK-së me të vetmin qëllim që edhe ata të kapnin diçka , ndonjë pozitë , qoftë brenda LDK-së , si hap i parë e pastaj edhe në nivele më të larta. Kapja dhe çkapja , si folje e fjalorit seksologjik , përnjëherë u bë kryefjala dhe kallëzuesi i fjalorit politik në Kosovë ! LVV dhe një pjesë e LDK-së u bënë qendra e promovimit të kësaj retorike e që hasi në përkrahje edhe të rrethit më të gjërë për faktin se , si kapje dhe çkapje ishte atraktive (sikur çdo gjë që sillet rreth uçkurit ) për veshin e dëgjuesit .

LVV nuk kishte përvojë në kapje ( të pushtetit ) por u dëshmua si kapëse shumë e zonja kur e kapi dhe e dhunoi Prishtinën përmes një hamshori , impotent në mirëveprim por shumë potent në keqveprim si puna e Shpendkeqes që e shndërroi kryeqytetin në një Hiroshimë të shkatërrimit dhe xhungël të ndërtimit duke pasuruar skajshmërisht oligarkët ekzistues si dhe oligarkët e rinjë e që vinin nga partia që i takonte e që u konvertua në një parti tjetër e cila kapjen e shndërroi në një art aplikativ.

Mytaheri në Prizren nuk po ka mundësi as të kapë e lëre më të çkapë sepse po ia nxjerrin njëqindmijë probleme kurse Qendroni në Kamenicë tërë kapjen e ka me legjendarin Rrahman Jasharin nga i cili asessi të çkapet ! Në një vend ku kapë Rraha , për dhe me asnjë çmim nuk këndon as Mihrije Braha ! Lidhja Demokratike e Kosovës ka traditë shembullore dhe çerekshekullore në profesionin e kapjes së shtetit , që nga koha para Krishtit ( para shpalljes së pavarësisë së Kosovës ) e deri më sot .

Përjashtuar kohën kur Ramushi ishte kryeminister i Kosovës ( afërsisht dy vite ) , nga viti 2005 ndonëse asnjëherë nuk doli fituese e zgjedhjeve , gjithmonë ishte pronare e tortës apo ndarjes së kulaçit prandaj duket jo fort serioze që me aq vendosmëri “ angazhohet “ për çkapje të shtetit , përmes rimarrjes së pushtetit !Pikërisht ata që kanë qenë më të zëshmit në “ çkapjen e shtetit “ , pasi kapën fort shumë poste për vete dhe familjarët e tyre , si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj ( sidomos në planin diplomatik ) , përsëri I janë kthyer kësaj retorike pornografiko – politike e që po e keq-përdorin si karrem për qytetarin – votuesin të cilit i ka ardhur shpirti deri në fyt , duke u premtuar parajsë ndonëse , deri më tani i kanë zbatuar rregullat e ferrit ! Ju djallit edhe mund t’i shkurtoni brirët por jo edhe përmbajtjen e as statusin që e ka .

Pse nuk po bëhet koalicioni : Më herët pata shkruar se dashuria midis LVV dhe LDK –së është një tregim dhe një përjetim i pashkruar dhe papërjetuar deri më tani që ka kaluar prej pasioneve më të fuqishme , deri te shkaktimi i vuajtjeve më të mëdha ; si dashuri sado – mazokiste e që më mirë dhe më bindshëm nuk do ta shkruante as Markiz de Sad apo babai i sadizmit ! Tundimi apo tërheqja emocionale ka qenë e një intensiteti shumë të lartë sidomos gjatë fushatave zgjedhore e cila pastaj ka rënë deri në akuza për tradhëti dashurore , politike dhe kombëtare pikërisht në kohën kur është dashur të bëjnë koalicion.

Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit ku të gjithë prisnin të nënshkruhet koalicioni parazgjedhor , përpjekje që dështonte me premtime të forta se , menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kolacioni i “ shpresës “ dhe i “ çkapjes “ do të nënshkruhej menjëherë. Për interes të shtetit e sidomos të pushtetit as që diskutohej për poste përveç të kryeministrit për të cilin as që guxohej të diskutohej . Ishin edhe do zotime të fuqishme të Agim Tartufit ( peçurka më e kushtueshme në botë ) se , me asnjë çmim nuk e japin Ministrinë e Hurit dhe të Konopit dhe të Kadilerëve edhe nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Agimi që u çkapë , pas shumë përpjekjeve nga dhunuesi dhe keqpërdoruesi kryesorë I diplomacisë kosovare , Gjet Macolli e që u kap fort me Binin , po tregon qartazi se për të poltika është ekuacion i pazgjidhshëm qoftë edhe sipas tabelës së shumëzimit nga një ( 1 ) deri në pesë ( 5 ). Postin e kryeministrit nuk e kundërshtuan për faktin se LVV doli e para në zgjedhje ndonëse me një rezultat shumë të ngushtë. Kjo nuk ka aspak rëndësi sepse në shumë raste kur dy ekipe e ndajnë vendin e parë , me pikë të njëjta , dallimi vetëm prej një goli e përcakton fituesin.

LDK ka bërë llogari si i ka pëlqyer e që do ta bënte çdonjëri : LVV do e ketë kryeministrin dhe pesë ( ministri ) kurse , sipas një qutomatizmi , LDK-së i takon ajo që mbetet ; kryetari i Kuvendit , Presidenti dhe fillimisht kërkonte shtatë ( 7 ) ministri për t’u treguar më e “ matur dhe realiste “ dhe duke rënë në vetëm pesë ( 5 ) ministri. Edhe unë pata menduar dhe mendoj se LDK do t’i ketë ato që i ka kërkuar , jo pse i meriton por se e ka një mundësi të madhe shantazhimi përmes negociatave të “ mirëbesimit “. Albin Kurti është negociator i fortë me ligën e dytë të LDK-së dhe karrieristët në ardhje të kësaj partie që e duan fuqizimin përmes shkarkimit apo margjinalizimit të meritokracisë së LDK-së , me një angazhim thuaja 30 vjeçare brenda LDK-së!

Mirëpo , Albini përkundër pregatitjes fizike nuk e ka të lehtë mos ta them se e ka të pamundur ta mposhtë në bisedime Isa Mustafën , të hirit dhe të konopit . Isa Mustafa , arsyeshmërinë e ka si dukje kurse këmbëngulësinë e ka si përmbajtje, Albin Kurti , duke i eliminuar të gjithë të tjerët e ka fuqizuar shumë pozitën negociuese të Isa Mustafës dhe , në fund edhe do të pajtohet që LDK ta ketë presidentin.

Në LDK aktualisht , kapo dei kapi ( kreu i krerëve ) është Isa Mustafa kurse “ engjuj “ mbrojtës i ka Agim Veliun , Gazin e Muhaxherëve , panker Lutën dhe gradën e vjetër kurse Vjosa Osmani , Dritoni dhe Lumi i Xhikës e kanë rolin e zhurmuesve , pa fuqi reale vendimarrëse ! Në lëshimin e Madh me ski drejt karrikes së kryeministrit , Albin Kurti lehtësisht i kalon të gjithë të LDK-së , pavarësisht masës trupore për të marr në thua pashmangshëm në Isa Mustafën , me probleme shëndetësore fizike por me një tru që po i punon si ora serkisuf ! Posti i presidentit është investimi i fundit madhor politik i Isa Mustafës , është ruleti që , ose të siguron fitore ose të shndërron në përmendore prandaj Isa nuk ka rrugë tjetër përveç Golgotës dhe Kuroren me Gjemba.

 Nëse Jezusi apo Isusi e ka mbajtur këtë Kurorë gjatë kalimit në Via Doloresa edhe Isai ( Mustafa ) mund ta mbajë lehtësisht sepse rrugën e ka shumë të shkurtër ; disa dhjetra metra deri te posti i presidentit ! Albini është imponues dhe bindës ; Agim Bahtirin e ka bindur se është Hasan Prishtina prandaj po ky Agim ka kërkuar që para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës , me emrin e Hasan Prishtinës , të ndërrohet busti dhe të bazamnetin ku sot është Hasan Prishtina , i vjetër dhe i vrarë, të vendoset busti i Agim Bahtirit , i xhelosur dhe i gjallë ! Këto gështenja nuk i ha Isa Mustafa sepse e ka të qartë se pa votën e LDK-së dhe Patriarkut të saj , Albini nuk bëhet dot kryeminister. Kërcënimet me zgjedhje të reja është aq serioz sa kërcënimi im se me armë nukleare do ta bombardojë Somalinë për shkak të pirazterisë dhe rrezikimit të rendit dhe sigurisë globale. Faktori ndërkombëtar 100% është për koalicionin LVV – LDK dhe kanë filluar të bëhen nervozë për vonesat e paarsyeshme.

 Presidenti konsensual është kartë e djegur në një luftë gladiatorësh që po e bëjnë LVV dhe LDK për çdo post. Ish –ambasadori i Holandës me mbiemrin e pompës Bosch , prej baushtelle ka propozuar tre emra ; Fatmir Sejdiun , Veton Surroin dhe Vjosa Dobrunën . Disa portale kanë përfolur emrat e Rexhep Qosjes dhe Murat Jasharit.

Ta bëjë një sqarim të vogël për një të vërtetë të madhe ; nëse Isa Mustafa bëhet president ka mundësi që ambasadorin Bosch ta shpall persona non grata me vet faktin se ka pasur guxim ta propozojë Sejdiun për president. Po të pyetej vetëm Albin Kurti , Veton Surroi 100 % do të bëhej president , me LDK-në Vetoni 100% nuk bëhet president . Vjosa Dobruna ka emër dhe mbiemër të shëndetshëm kombëtar por kjo nuk mjafton që ajo të bëhet presidente . Madje , në rrethanat e sotit në Kosovë kjo merret si rrethanë penguese dhe rënduese. Shembullin më të mirë për këtë e keni rastin e Bacës së Madhe , Adem Demaçi i cili sot kujtohet më pak dhe më rrallë se faroni Tutankamon që ka jetuar mijëra vite më parë.

LDK , më parë do të pajtohej që president i Kosovës të bëhej Ivica Daçiqi se Rexhep Qosja kurse Murat Jasharin duan ta mashtrojnë sikur dikur që i premtuan postin e Avokatit të Popullit nga avokatët e djallit ! Ndërkombëtarët nuk lejojnë zgjedhje të reja ndonëse e kanë një arsyeshmëri politike që të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë në kohën kur ato do të mbahen në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Përbërja e Qeverisë sipas parashikuesve : Vangeliya Pandeva e lindur në vitin 1911 në Maqedoninë e Veriut e cila vdiq në vitin 1996 , e njohur si Nostradmusi i Ballkanit , ndonëse e verbër krejtësisht ka para dhe parashikuar më mirë dhe më se Milaim Zeka , me dy drita syri në ballë i cili , fatmirësisht është shëndosh e mirë. Milaimi ka projektuar Qeverinë Kurti duke i ndarë edhe postet ministrore ku minister për Punë të Brendshme e bëri Nehat Idrizin i cili, mund të bëhet edhe Papë i Vatikanit por nuk e ka ndërtimin dhe përmbajtjen e një ministri për Punë të Brendshme .

Edhe Albulena Haxhiun e bëri ministre të Drejtësisë. Dhe kështu me radhë. Së pari nëse LVV pranon vatëm Ministrinë e Drejtësisë , nuk do të bënte asgjë. Më e rëndësishme është Ministria për Punë të Brendshme sepse Policia është ajo që furnizon prokurorinë dhe gjykatat me material inkriminues . Nëse Ministraia e Brendshme do të udhëhiqej nga LDK , Ministria e Drejtësisë që sipas Baba Vangës Kosovare do të udhëhiqej nga LVV , do të merrte material selektiv e që do të mund ta komprometonte punën e prokurorive dhe gjykatave.

Policia e Kosovës është 100% nën kontroll të Ministrisë së Brendshme kurse prokuroritë dhe gjykatat janë nën pronësi të përbashkët të Presidentit dhe të Qeverisë. Pra në rastin e parë kemi 100% vendimmarrje kurse te ministria e Drejtësisë kjo vendimmarrje do të ndahej midis Presidentit dhe kryeministrit. LVV duhet t’i marr ose të dy ministritë , ose duhet t’i lë këto ministri LDK-së. Albin Kurti më heret ishte shumë i vendosur për këtë dhe shumë gjera të tjera por tani , pasi hyri në atelen apo studioni e “ skulptorit “ Kosnet ka filluar të shndërrohet në një bucelë që ka shumë dallime nga Albini I mëparshëm , jo nga pamja e jashtme por nga përmbajtja.

Ambasadori Kosnet tha se Albini është shumë inteligjent gjë që është shumë e vërtetë. Ambasadori Kosnet tha se Albini është i matur që mund të ndodhë në të ardhmen. Ambasadori Kosnet kërkoi trajtim kushtetues për Listen Serbe e që u pajtua edhe Albini sikur që kërkoi që Albini të ketë qasje konstruktive në raport të bashkëpunimit me presidentin Thaçi që nënkupton se Shima është ende lojtar në të cilin llogarisin ndërkombëtarët. Albin kurti është shumë inteligjent sipas Kosnet , unë do të shtoja se është shumë i mençur dhe shumë patriot sikur edhe i pakorruptuar por bisedimet me Serbinë , ose do ta bëjnë Hasan Prishtinë ( pa të keqen e Agimit ) ose , siç më tha një mik imi e që është njëri ndër intelektualët më të kompletuar shqipatar , do ta ul pazarin më poshtë se Hashim Thaçi.

Unë e dua Albinin si Hasan Prishtinën dhe , për aq sa më punon koka ( nuk jam edhe aq mirë me shëndet ) , Albini kurrë nuk do të veprojë në dëm të interesit të vendit dhe të kombit. Madje edhe si kryeminister i Shqipërisë së Veriut ! Jo , nuk ka vdekë o Shaban Polluzha : LDK po konsideron se vetëm mungon një fjalë e Albin Kurtit dhe Isa Mustafa bëhet president . Thuaja se paska vdekur Hashim Thaçi – Shima ! Madje , në çastet e triumfalizmit dhe ejakulimit të parakohshëm po bëjnë plane ku ta hedhin hirin e kufomës politike të Shimës; LDK preferon ta dërgojnë në Hagë , në Gjykatën Speciale kurse LVV si mbështetës i prodhimeve vendore më shumë e preferon Dyzin apo Gërdocin. Po bëjnë llogari qyfte për faktin se , po nuk deshi opozita , kjo pozitë kurrë nuk do të sigurojë kurumin e nevojshëm për proces të votimit të presidentit , 80 të pranishëm në Kuvendin e Kosovës në momentin kur votohet .

LDK llogarit në dy ( 2 ) vota të dhunuesit të diplomacisë kosovare e që bëjnë gjithsej 79 vota , janë të pamjaftueshme. Mendja ma thotë se Isa Mustafa llogarit në miqësinë me Fatmir Limën për sigurimin e kuorumit . Do të krijohej një situatë sikur kur Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij të LDK-së , tërë shikimin e drejtonin te dyert hyrëse të Kuvendit në pritje të Alma Lamës dhe Margarita Kadriut të cilat , sikur në Baladën e Doruntinës hynë në sallë për të përfunduar , me aq shumë plagë në Ambasadën në Romë dhe Terminalin në Bresje.

A do të përsëritet histo( e )ria edhe në vitin 2021 ? Është Kohë e gjatë deri atëherë dhe unë nuk kam guxim të parashikoj për atë kohë! Milaimi mundet , gjithsesi ! Një gjë e kam të qartë , Presidenti i ardhshëm nuk do ta zgjedhë pozita por opozita dhe , në të njëjtën kohë kjo opozitë kur të dojë mund ta rrëzojë Qeverinë. Nëse këtë do ta bënte në dy vitet e ardhshme do të ishte hapje e varrit për vet opozitën ! Uroj që koalicioni qeverisës të bëhet sa më parë ! Krejt në fund ; pozita do të bënte gabim të madh nëse mendon se ka mbaruar punë me Hashim Thaçin – Shimën ! Shpejt , në prill do të bindet nëse jo edhe mëheret !

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme