Së paku 21 civilë të masakruar në Kamerun

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Forcat qeveritare të Kamerunit dhe fermerët e armatosur të grupit etnik Fulani i kanë vrarë së paku 21 civilë këtë muaj në fshatin Ngarbuh, thuhet në raportin e organizatës “Human Rights Watch”, të publikuar të martën.

Në raportin e kësaj organizate gjithashtu thuhet se në mesin e personave të vrarë ishin 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Disa viktima u gjetën të djegura për së gjalli në shtëpitë e tyre.

Në bazë të hulumtimit të organizatës, 10 deri 15 ushtarë, përfshirë pjesëtarë të Batalionit për Reagim të Shpejtë, dhe së paku 30 pjesëtarë të komunitetit Fulani janë përgjegjës për këtë masakër.

Organizata i hulumtoi edhe disa pamje satelitore, në të cilat shihen disa shtëpi të djegura nga sulmet.

Dhuna ndëretnike në këtë shtet afrikan dhe në rajon i ka detyruar rreth 12 mijë banorë që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, shkruan “Anadolu”.


Të ngjashme