Së paku 50 njerëz vdiqën pasi autobusi me të cilin udhëtonin nga kryeqyteti i Kenias, Nairobi, drejt Kisumusë në perëndim, doli nga rruga.
Policia tha se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e automjtetit, i cili ka rënë poshtë një bregu të pjerrët.
Udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Kenia, Nicholas Kemboi, tha se në autobus ishin 52 vetë.
Kohë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Kenian në mesin e vendeve më të këqija në botë për sigurinë në rrugë.
Dhjetorin e kaluar, 36 vetë vdiqën nga përplasja e një kamioni dhe një autobusi pranë qytetit Miga.