Në shtëpinë e ankandit “RM Sotheby’s” do të dalë për shitje modeli Veneno Roadster i Lamobrghinit me vetëm 450 kilometra të kaluara. Ankandi do të hapet më 5 shkurt dhe do të mbahet në Paris.
Fjala është për modelin e dytë prej vetëm 9 njësive sa janë në total. Pronari i këtij Veneno Roadster është një anëtar nga familja mbretërore e Arabisë Saudite, transmeton Koha.net.
Lamborghini Veneno Roadster ka eksterier me ngjyrë të zezë “Satin” me disa pjesë nga fibra të karbonit e me ngjyrë të zezë mat, si dhe enterier prej lëkure me ngjyrë të gjelbër.
Sa i përket motorit, ky model ka motor 6.5-litër V12 me kapacitet prej 750 kuajfuqi.
Ndërsa sa i përket çmimit, raportohet se ky Lamborghini në këtë ankand mund ta ndërrojë pronarin për 4.5 deri 5.5 milionë euro, por shuma mund të jetë edhe më e madhe.