Kompania e njohur kineze, Vivo, gjatë Kongresit Botëror të Celularëve të sivjetmë ka prezantuar smartfonin e ri të quajtur Apex, por në formë koncepti, ndërsa tani raportohet se do të bëhet një smartfon i vërtetë.
Kjo do të ndodhë më shpejtë sesa e kemi pritur, transmeton Koha.net. Vivo do të mbajë një ngjarje në Shanghai, Kinë, më 12 qershor, në të cilin besohet se kompania do të prezantojë versionin e Apexit për treg, shkruan GSM Arena.
Ky informacion vjen përmes një fotografie promovuese dërguar GSM Arenas, në të cilën shihet një smartfon që duket shumë ngjashëm me konceptin Apex.
Koncepti Apex në MWC 2018 është prezantuar me ekran 5.99-inç Full HD+ OLED dhe sensorin për gishta nën të.