Këtë prill do lansohet albumi i parë që i takon një foshnje ende të palindur.
Albumi i foshnjës vajzë, Luca Yupanqui, i titulluar “Tingulli i të palindurës” ishte krijuar deri sa Luca ishte në barkun e së ëmës. Ai do të lansohet më 2 prill nga studioja incizuese “Szcred Bones”.
Yupanqui është fëmija i muzikantëve, Elizabeth Hart basiste e grupit të rokut “Psychic Ills”, dhe Ivan Diaz Mathe, bashkëpunëtor me të tjerët si Lee “Scractsh” Perry. Albumi u regjistrua duke përdorur teknologjinë biosonike, e cila përktheu në tingull lëvizjet e foshnjës. Teknologjia u lidh me stomakun e Hartit, duke transkriptuar dridhjet e saj në sintetizuesit e bashkëshortit.
Pas pesë orësh punë, të dy i rregulluan dhe i përzien rezultatet duke u munduar që të mbetet “ sa më origjinal mesazhi i Lucas”.
“Është në natyrën e njeriut të qenit kureshtar se si është jeta të jesh brenda një njeriu tjetër. Si ndihet? Si tingëllon? Të gjitha këto pyetje u bënë më të forta dhe të rëndësishme për Elizabethin dhe Ivanin deri sa prisnin që Luca të vinte në këtë botë,” shkruan “NME” referuar komunikatës së studios muzikore. “Pyetja kryesore u kthye në, çka do thoshte ajo nëse do mund të fliste? Si do reagonte ndaj botës? Çfarë muzike do luante nëse do të mundte? Ky album është përgjigje e të gjitha këtyre pyetjeve”.