Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ai i AAK-së, Besnik Tahiri, janë parë duke u konsultuar me shefin e deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, në lidhje me qëndrimin që do ta kenë si opozitë karshi shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për energji, raporton Ekonomia Online.
Përderisa Kuvendi i Kosovës ka debatuar në seancë të jashtëzakonshme për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike.