Seanca e radhës të hënën, në rend dite tri interpelanca të kryeministrit e 27 pika

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 10:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e radhës të mbahet të hënën. Në rend dite janë gjithsej 30 pika, duke përfshirë edhe tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se dhe me 14 qershor do të ketë seancë të re plenare. Veseli njoftoi se me 10 qershor mbahet seancë solemne me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, pas mbledhjes së Kryesisë tregoi në konferencë për media për seancat e reja që do të mbahen. Ai gjithashtu ka njoftuar për Interpelancën që do të mbahet sot në lidhje me marrëveshjen me Contour Global. Sejdiu tha se ky projekt do t’i krijojë varësi projektit buxhetor për 20 vjet.

Interpelanca e parë sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.

Pastaj interpelanca sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Dhe interpelanca sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës.

Në seancën e së hënës do të bëhet shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV, në lidhje me situatën në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LDK, në lidhje me gjendjen financiare të Telekomit të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
  20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
  21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
  22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
  23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
  24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
  26. Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,
  27. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
  28. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  29. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
  30. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisionin parlamentar

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/me-10-qershor-mbahet-seance-solemne-me-rastin-e-140-vjetorit-te-lidhjes-se-prizrenit/

Të ngjashme