Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit në rastin e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kjo gjykatë ka bërë të ditur se seanca do të mbahet me 17 maj 2017, në ora 10:00, në objektin B të Pallatit të Drejtësisë. Kolegji përbehet nga dy gjyqtarë vendor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i Eulex-it.
“Palët do të njoftohen në mënyrë te rregullt përmes shërbimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.