Apeli kthen në rigjykim Mujën e Prizrenit

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 20:02 | Nga

Katër vjet pasi kishte nisur për herë të parë, është kthyer krejt në fillim rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Muja që ishte dënuar me burgim me kusht më 2014, pastaj procesi ishte zvarritur për disa vjet.

Prokuroria ishte ankuar në Supreme, ani pse nuk kishte të drejtë të ushtronte ankesë të rregullt.

Tani, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Vendimi është marrë më 31 maj të këtij viti.

Trupi gjykues ka qenë me përbërje shumicë shqiptare, i kryesuar nga gjyqtarja Tonka Berisha.

Konfirmimin për këtë vendim e ka dhënë të mërkurën edhe kryetari i Apelit, Hasan Shala.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë me Gjykatën në Prizren për të parë nëse është caktuar seanca fillestare për rastin, por nuk ka marrë përgjigje.

Kryetari i Prizrenit do ta kryejë edhe mandatin e dytë në krye të komunës duke u ballafaquar me drejtësinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme