Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një ndër seancat e mbajtura në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj 109 të dyshuarve për manipulim votash në këtë komunë.
Ai në një prononcim për media tregoi se pse vendosi të jetë prezent në seancë.Duke pasë parasysh faktin që sot po mbahen seancat e caktimit të paraburgimit në rastin e hetimeve për keqpërdorim në zgjedhje, erdha për monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren”.
“Qëllimi i këtij monitorimi është për të parë si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen dhe po respektohen standardet për një qasje dhe mundësi të drejtë për një procedurë për personat që kanë mundësi të mbrohen”.Është një prej rasteve të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, por që apeli është që edhe drejtësia duhet të jetë e kujdesshme”, deklaroi ai.
Ndërkaq, paraprakisht, Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se është kërkuar masa e paraburgimit për 23 persona që dyshohen për manipulim votash në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.