Seanca për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet këtë të premte.
Zv.kryeministri Enver Hoxhaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së bëri të ditur se qeveria tashmë është e bindur që kjo çështje të mbyllet para së shtunës.
“Ne jemi të vendosur që të mbyllet kjo temë para fundjavës, para të shtunës. Kemi pasur takime të gjata këto ditë me partnerë të ndryshëm duke përfshirë edhe deputetët serb”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj bëri thirrje që kjo marrëveshje të votohet të premten. Sipas tij, deklarata e nënshkruar nga dy presidentët është e plotfuqishme.
Ai ka thënë po ashtu se vetë ka pasur rol si në hartim edhe në inicim të saj.