Ditën e sotme, maxhoranca në Shqipëri do të mbledhë parlamentin në seancë plenare ndërsa opozita ka vendosur të protestojë.
Seanca parlamentare pritet të fillojë në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.
Ndërkohë, një sërë masash janë marrë nga policia për të pasur nën kontroll protestën e sotme, raporton Shekulli.
Forca të shumta policie janë të pozicionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera.