Veseli kërkon nga Qeveria mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 11:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë menjëherë të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit t’i ndërmarrin të gjitha masat.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të lejoj që të rinjtë dhe gjithë shoqëria të bien viktimë e mashtrimeve që ndodhin në lojëra të fatit e në kazino.

“Fati i qytetarëve tanë nuk është Kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik, për të cilin përgjegjës janë institucionet e Republikës ë Kosovës”, tha Kryeparlamentari Veseli.

“Kemi një iniciativë të deputetëve. Është nga iniciativat më të mirë që ka ndërmarrë kuvendi është mbyllja e fatit të mashtrimit që po dëmton shumë nga familjet tona po dëmton bashkëshortë”.

“Vendimmarrja do jetë në dakordancë me ligjin. Lojërat e fatit duhet të dalin jashtë qendrave të banuara për të mos thënë se duhet të mbyllen të gjitha. Mënyra ideale është largimi që asnjëherë më të mos jenë”.

“Kosova nuk do lejohet që të jetë qendër e krimit të organizuar dhe qendër e kazinove dhe veprimtarisë së paligjshme”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2394122707483706/

Të ngjashme