Tashmë dihet se Seati po punon në gjeneratën e re të Leonit, por akoma nuk janë publikuar detaje nga modeli i ardhshëm i kompanisë spanjolle.
Gjithçka që dihet është se modeli do të shfaqet si koncept në muajin mars të vitit të ardhshëm gjatë panairit të veturave në Gjenevë.
Me këtë model kompania pritet të prezantojë gjuhë të re të dizajnit, që do të dallojë nga kompanitë tjera pjesë e Grupit Volkswagen.
Kompania në një intervistë të fundit për “Autocar” ka njoftuar se do të bëjë ndryshime të mëdha nga kolegët në VW, ndërsa dallimet do të vërehen në shikim të parë.
Por kompania ka thënë se nuk do të përfshijë gjuhën e re të dizajnin në automobilat e ardhshëm elektrikë të kompanisë.