Sefaj dorëzoi vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 16:07 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të tre veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme,  Milan Radojevic, drejtori i AME-së, Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore,  Goran Rakiç, Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.

Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme