Sefaj: Institucionet hetuese të Kosovës të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 16:25 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka pritur në takim të ngarkuarën me punë pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland.

Ministri i Punëve Brendshme, Flamur Sefaj, i shprehu mirënjohje të thellë Hyland për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të Ligjit në Kosovë, si dhe mbështetjen e përgjithshme të Kosovës nga SHBA-të.

Hyland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që hetimet të udhëhiqen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministri Sefaj theksoi se institucionet hetuese të Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë që mund të kontribuojnë më informacione në zbardhjen e rastit.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për projekte që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësinë e përkrahjes së tyre nga SHBA-ja.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme