Platforma “Superpuna”, e cila po proklamohet nga Qeveria e Kosovës si një hap që do ta zbusë papunësinë, sidomos të të rinjve, po vlerësohet e pavlerë nga përfaqësues të sindikatave.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi gjatë ditës se në ‘Superpunë” kishin aplikuar 1000 persona.
Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civilë ka pasur një koment të ashpër gjatë ditës së sotme.
“Nëse i thu praktikës superpunë, je rrenc ose i padijshëm!” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Qëllimi i Qeverisë me këtë projekt thuhet se është që të rrisë numrin e të rinjve të punësuar në tregun e punës në Kosovë.