Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë sot se Policia e Kosovës është përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të tyre dhe për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sefaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë.
“Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë. Policia e Kosovës është përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të tyre dhe për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruan Sefaj.