Dje ka vdekur një pacienti në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ndërsa mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu i ftuar në “Info Magazinë” ka folur në lidhje me këtë rast dhe reagimet ndaj këtij rasti.
Ai u shpreh se 90 për qind e mjekëve akuzojnë njëri-tjetrin dhe shumë pak çështjet janë të ngritura nga pacientët, përcjell Klankosova.tv.
“Oda e Mjekëve për këto 4 vite, 358 raste i ka zbërthyer, fatkeqësisht, 90 për qind të rasteve janë të ngritura nga mjekët, mjeku kundër mjekut, dhe shumë pak, ai 10 për qindëshi, janë të ngritura nga pacientët”, u shpreh ai.