Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se me votimin e rezolutës dialogu i rikthehet Kuvendit të Kosovës. Sipas tij pas kësaj dialogu nuk është temë e individit por është temë e Kuvendit.
Tutje deputeti i PSD-së ka thënë se ka vullnet politik se si duhet të reflektohet në procesin e dialogut me Serbinë.
Sejdiu ka lutur subjektet opozitare që ti bashkëngjiten këtij delegacioni, duke shtuat se tash ka mekanizëm ku opozita ka siguresën për mundësinë e vendimmarrjes.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë që Kuvendi dhe opozita janë vendimmarrëse në dialog.
Sejdiu ka thënë se nëse VV dhe LDK i bashkëngjiten procesit, askush nuk mund të marrë vendime pa ta.
“Tashmë do të jenë deputetët ata që do ta mbikëqyrin tërë procesin e dialogut me Serbinë”.
“Dialogu më nuk është temë e një individi, por e deputetëve. Për PSD-në, është një kapërcim jashtëzakonisht i madh. Hera e parë që kemi prej nisjes Kuvendin në timon të dialogut. E kemi opozitën vendimmarrëse në dialog. Tash kemi monitorim prej fillimit të dialogut, dhe kemi zotim për një Ligj për dialogun”, theksoi ai.
“Tashmë ka mekanizëm me të cilin opozita e ka siguresën e vendimmarrjes”, tha ai.
Sejdiu tha se të hënën do të trajtohet tema e ligjit dhe se tashmë është çështje e formalizimit të punës së parë të ekipit.
“Delegacioni shtetëror është i vetmi që dialogon”, potencoi ai.