Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, është shprehur i kënaqur që si përfaqësues të popullit në këtë ditë të veçantë, bashkë e votuan ushtrinë e Kosovës.
“Ditë e veçantë për Kosovën. Kënaqësi që bashkë, si përfaqësues të popullit, të votojmë që Kosova të ketë ushtrinë e saj; të vendosim për Forcën që mundëson një Republikë me sovranitet dhe integritet të pacenuar”.
Sejdiu shtoi se Kosova është vend i gjithë qytetarëve të Kosovës, ashtu do të jetë edhe ushtria e Kosovës.
Ai shprehu mirënjohje edhe për shtetet mike, dhe uroj popullin e Kosovës.