Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë që janë disa arsye që çuan rezultatin e dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Nesoj që sjellja e LDK-së në 3 -4 vitet e fundit, i ka shkuar përshtati Vetëvendosjes. I është nënshtruar llojit të diskursit dhe veprimit në Kuvend, sidomos kur ka qenë në opzoitë që është diçka që e definon më shumë VV-në se LDK-së pasi me kopje vështirë shkon dikush. VV-ja e bën një mënyrë të veten opozitarizmit dhe nuk i shkon përshtati Hotit ta bëjë të njëjtën dhe të flasë njëjtë si Kurti”.
“Tjetra ka qenë mënyra si është artikuluar LDK-ja edhe në kohën kur ishte në Qeveri me Kurtin dhe pas rrëzimit të qeverisë. Mënyra si kanë komunikuar me strukturat dhe qytetarët ka qenë një mënyrë demode. Mënyra sI e bëri fushtaën ishte anemike. Trajtimi i temave që sfidoheshin mënyRa si komunikonin dhe programi që paraqitën”.
Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që mënyra si ka funksionuar LDK-ja sa ka qenë në krye Isa Mustafa, ka qenë e ngjashme sipas tij, me një ‘shoqëri aksionare’.
“Mënyra si ka funksionuar LDK-ja prej ardhjes së Isa Mustafës në krye të saj, ka qenë e ngjashme më një shoqëri aksionare, ku kapaciteti elektoral i një kryetari i komunës apo nënkryetari i partisë e ka definuar aftësinë e tij për të orientuar vendime në LDK”.
“Kjo ka qenë diçka që me kohë është etabluar më shumë. Pas humbjes së zgjedhjeve në Prishtinë në vitin 2013, është bërë e qartë që vendimmarrja në LDK është e koncentruar tek disa persona, e ata persona kanë potencial dhe fuqi vote rajonale”.
“Kanë qenë disa kryetarë dhe nënkryetarë komunash që kanë pasë potencial edhe nacional. Shihet qartazi në Gjakovë tash e një kohë të gjatë, s’ka asnjë kapacitet elektoral LDK-ja. Në anën tjetër, edhe në Ferizaj në këto zgjedhje shihet gjithashtu që ka pasë një lëkundje”.
“Në anën tjetër, Lutfi Haziri i cili është një kohë të gjatë në politikë dhe ka qenë pjesë e proceseve. gjithashtu dështoi në zgjedhjet nacionale në mënyrë spektakolare”, u shpreh Sejdiu.