Sejdiu: Lista Serbe dëshiron privatizimin e Trepçës, ne jemi kundër

Prishtinë | 08 Tet 2016 | 15:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lista Serbe është pjesë e Qeverisë dhe ka ndihmuar kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa që të privatizojnë Trepçën.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i cili është pyetur se nëse janë rreshtuar me Listën Serbe në votimin e Ligjit për Trepçën.

“Ka një dallim, pasi ne kemi dashur që Ligji për Trepçën të jetë në përputhje me ligjin për ndërmarrje publike, dhe të mos privatizohet, ndërsa Lista Serbe ka dashur që të ketë dialog në Bruksel”, është përgjigjur Sejdiu.

Ai ka thënë se janë munduar që të sjellin në Kuvend amendamente për këtë Ligj, të cilat i kanë dërguar edhe në Komisione. “Qëllimi ynë ka qenë që Ligji për Trepçën të ketë një element sa i përket llogaridhënies”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu gjatë konferencës u shpreh se ligji për Trepçën nuk është ligj për sovranizim dhe zhvillim. Përkundrazi, është mënyra më e ligë, më perfide e kontrabandimit të një ligji për asetin kryesor nacional të vendit.

“Megjithëse ligji u është dhënë deputetëve vetëm dy ditë para seancës për trajtimin e tij, ne e kemi lexuar ligjin dhe kemi propozuar amandamente për këtë sepse e kuptuam që ligji nuk e trajton Trepçën si aset nacional për zhvillim, por si plaçkën e radhës së Qeverisë e cila për 16 vite e ka deindustrializuar Kosovën, e ka shkatërruar ekonominë dhe ka sjellë papunësinë më të madhe në Evropë”, tha Sejdiu në fjalën e tij.

Të ngjashme