Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Ekonomia Online tha se mbi 80 mjekë të ri që do të largohen nga Kosova ngase kanë siguruar vendet e punës.
Ai madje thotë se ky numër mund të rritet deri në 200 deri në fund të viti, duke shtuar se 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë.
Sejdiu shton se spitalet kanë nevojë për mjek përderisa ndonëse janë marrë mbi 1 000 specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë vendit.
“Nuk po shoh hap ndaj ndaljes. Dhe tani kemi mbi 80 mjekë të ri dhe i kanë siguruar vendet e punës dhe do të largohen. Ky numër do të vazhdojë të rritet ku 200 mjekë deri në fund të vitit do të shkojnë jashtë vendit. Afër 600 mjekë janë të papunë. Ka vende të punës, duhet buxheti dhe sistematizimi i tyre në spitale”.
“Është një moskordinim me komunat sepse komunat kanë nevojë për ta. Spitalet rajonale kanë nevojë për mjekë. Ku janë këta specializantë që kanë marrë mbi 1 000 specializime sepse kemi informata se një pjesë e tyre nuk kanë nisur fare dhe një pjesë e tyre kanë shkuar jashtë vendit. E dyta janë kushtet e punë këtu është faji i menaxherëve të institucioneve tona. 90% të rasteve kanë dështuar”.
Ai ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të dalë me propozime konkrete, për gjendjen kaotike në shëndetësi.
Sejdiu tha se po presin që brenda dy javësh ministri Latifi të tregojë për hapat e parë që do të marr kjo ministri.
“Unë ministrin Latifi e arsyetoj deri më tani sepse edhe unë do ta incizoja gjendjen sepse ka trashëguar gjendje kaotike. Dhe do t’i kërkojë ministri që të dalë me propozime konkrete. Ministri ka thënë se gjatë dy javëve do të dalë me propozime konkrete. Ne i kemi dërguar disa ide dhe jo të shkojmë me ato afatgjate. Dhe kemi dhënë pasqyre se çka duhet të ecim përpara me tri akter gjëra dhe po presim dy javë që të dalë me propozime konkrete hapat e parë që duhet të merren”, tha Sejdiu.