Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka komentuar qëndrimin e ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj që Qeveria e Kosovës nuk i jep llogari ambasadorëve për vendimet që merr, me theks të veçantë Gjykatën Speciale.
“Më së buti që mundem të interpretoj, them se nuk është aq diplomatike sa i përket raporteve me miqtë tanë edhe që i kemi pas miq edhe në ditët më të vështira”.
“Nuk besoj se jam as i pari as i fundit që them se këtyre miqve u kemi borxh shumë dhe ne si deputetë japim llogari qytetarëve tanë që na kanë zgjedhur por njëkohësisht nuk mund ë ekzistojmë si ishull”.
“Edhe në rastet kur mendojmë se po na ndërhyn në kompetenca, janë çështje që është më mirë të thuhen në deklarimet tona të brendshme se sa të thuhen publikisht sepse nuk i bën mirë as miqve tanë, por as Kosovës dhe qytetarëve tanë”.
“Unë po them, nuk është koment që jap unë, duke pasur parasysh borxhin që ia kemi gjitha atyre shteteve për atë që jemi sot, një shtet i pavarur dhe i mbështetur”.
Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në shtete që janë stabile, ambasadorët nuk kanë kompetencat që kanë në Kosovë, por që sipas tij, Kosova ndryshon nga këto vende.
“A jemi ne shtet normal? Nëse i bën të gjitha matjet, ne nuk jemi shtet normal, nëse ti nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare e nuk e zbaton atë”.
“Nëse ekzekutivi ta çon një marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend dhe jep mesazhe kundërthënëse”.
“Nuk ka marrëveshje të brendshme brenda pozitës dhe kërkon nga opozita që të kalojë ligjet në Kuvend”.
“Nuk është normale as gjërat që po ndodhin në arsim, shëndetësi, ka shumë gjëra që po na bëjnë shtet jo edhe aq normal”.
“Në shtete standarde, kompetencat e ambasadorëve nëse qëndrimet e tyre nuk janë aq të ashpra në publik por ne nuk jemi në rrethana si Suedia”.
“Jemi në fazën fillestare të dëshmimit të shtetësisë, kërkojmë ndihmën e shteteve mike për ta zhvilluar dhe dërguar vendin drejt hapave pozitivë”.
“Nuk jemi aq të fuqshën që me u prish me krejt botën, e ardhmja jonë varet prej tyre”.