Analisti politik Dardan Sejdiu, ishte tejet skeptik se mund të arrihet konsolidimi i institucioneve të reja, duke u bazuar në këto rezultate zgjedhore.
Sejdiu parasheh se do të ketë edhe një proces zgjedhor në Kosovë.
“Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda”, u shpreh Sejdiu në Klan Kosova.
“Kemi me përfundu edhe në një proces tjetër zgjedhor, 60 ditë pas certifikimit të rezultateve. Nuk shoh qysh dalim prej kësaj situate”, theksoi ai.