Sejdiu: Qeveria Hoti e ndërtuar me grimca, koalicion që lidhet me lojën e Listës Serbe

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti dhe njërherit ish-lideri i LDK-së Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK – AAK –NISMA.

Ai ka thënë se ka pasur një marrëveshje paraprake,derisa thotë se LDK ka humb 6 muaj me VV-në, transmeton Indeksonline.

“Në këtë moment mendoj që është një sfidë e veçantë, një koalicion i ndërtuar me grimca, me pjesë të partive politike me programe që disa janë edhe anës së majtë, që është lidh me një faktor, që lidhet me lojën e Listës Serbe.

Një koalicion me një brishtësi me 61 deputetë, cilitdo që t’i teket mund ta bëj një lojë trysnie të vazhdueshme, siç e kemi parë me herët. Kjo ka kriju një model të ri sepse Kushteta është e qartë me minoritetet. Një diçka si jurist si mua, mënyra e arritjes së një koalicioni, nëse është ai dokument i Listës Serbe.

Por edhe pjesa e barrës së qeverisë që ka marrë, relacioni me tema të mëdha dhe pasojat e deritashme në lidhje me to. Unë dua të them që është vështirë, një sfidë për arsye të asaj që quhet e papërputhshme, që ky koalicion ka qenë i lidhur shpirtërisht edhe sa ka qenë LDK –VV. Mendoj që është përsëritja si e VLAN-it. LDK ka humb 6 muaj të plotë në mungesë të ecjes së mëtejshme për zotim të një koalicioni të ri. Një dëm i madh një jo qartësi. Ka ndodhë ato pastaj efektet e mëvonshme”.

Sejdiu thotë ndër të tjera se s’mendon që mashtrohet elektorati.

“Në këtë rast edhe për LDK, këtu ka pas një diçka e brendshme. Lidhet me konceptet dhe interesat e marrëveshje. Në njërën anë e kem pas Vjosa Osmanin dhe në anën tjetër ata që i kanë kundërshtuar. Kjo ka sjellë një diçka, veprime të ngutshme”.

Të ngjashme