Dardan Sejdiu nga PSD, pas daljes nga mbledhja e Kryesisë, tha se seanca e sotme duhet të vazhdojë me debatin për dialogun Kosovë-Serbi, derisa theksoi se Kryesia ende nuk ka marrë vendim se si do të vazhdojë seanca e sotme.
“Unë paraqita propozim e PSD që ta vazhdojmë seancën me debatin parlamentar për dialogun. Kuvendi duhet të ketë rol përcjellës dhe mbikëqyrës për këtë dialog. Seanca sot duhet të vazhdoj me këtë debat parlamentar në mënyrë që të marrim në duar këtë mbarëvajtje”.
“Pozicioni i Kosovës në këtë pikë është i dobët. Ne kemi dhënë 4 propozime në këtë drejtim dhe jemi të interesuar që ta trajtojmë këtë temë e që Qeveria e as presidenti nuk kanë ndonjë legjitimitet. Ndërkaq, Kryesia ende nuk ka marrë ndonjë vendim se si do të vazhdojë seanca sotme”, tha Sejdiu.