Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK-së.
Në një shkrim në Twitter, Sejdiu ka thënë se ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë.
Ai ka shkruar se kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset s ii majtë nga një e djathtë më e mirë.
Shkrimi i tij i plotë:
Ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë. LDK vendosi për një kryetar tjetër!
Kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset si i majtë nga një e djathtë më e mirë!
Lumir Abdixhiku të priftë e mbara, e të uroj suksese!