Sekiraça, Gjykatës: Kurrë nuk do të gjendet ndonjë provë kundër meje

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 08:23 | Nga

Enver Sekiraça është i gatshëm që të lërë si garanci shtëpinë, lokalin, por edhe para, në rast se Gjykata e Apelit ia mundëson ndërprerjen e paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është duke e vuajtur këtë masë që nga janari i vitit 2014.

Kërkesën e ka adresuar të mërkurën në seancën ku po shqyrtohej ankesa e tij dhe e Prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, si dhe për detyrim.
Pos kësaj kërkese, i akuzuari ka thënë se kurrë nuk do të gjendet ndonjë provë që do të vërtetojë fajësinë e tij. I ka akuzuar policinë dhe prokurorinë për montim të rastit kundër tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme