Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit Amerikan, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në mbarë botën Kurban Bajramin.
Pompeo ka thënë se kjo është koha e reflektimit dhe lutjes, kur myslimanët në mbarë botën bashkohen me miqtë dhe familjen në frymën e paqes dhe dhembshurisë, transmeton Klan Kosova.
“Gjatë kësaj kohe, pjesëtarët e bashkësisë myslimane gjithashtu kryejnë akte bamirësie dhe sakrifice për ata që janë në nevojë, duke treguar rëndësinë e bujarisë në besimin e tyre.
“Këto veprime të mirësisë shërbejnë si shembull për të gjithë ne”, ka shtuar Pompeo.