Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpalosur detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që do të mbahet me 22 dhe 23 tetor, raporton Ekonomia Online.
E pra e shtetit ka thënë se në këtë forum do të marrin pjesë 126 folës nga 37 shtete duke përfshirë pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.
Sipas saj, Forumi është platformë për të promovuar gratë dhe vajzat në sigurinë e vendit.
Ajo ka sqaruar pjesëmarrësve do t’i drejtohet me një adresim të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Fjalimi i Sekretarit Blinken është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme dhe e partneritetit të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve që bazohet mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Në këtë Forum, “Për herë të parë nesër në Prishtinë forumi dy ditorë Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili organizohet me iniciativë timen dhe me mbështetjen e ministrit Çeku e Gërvalla”.
“Temë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme. Forumi është platformë për të promovuar gratë dhe vajzat në sigurinë e vendit. Edicioni i parë do t’i kushtohet trashëgimisë së Albright, e cila ishte krah për krah për gratë e vajzat në botë”, tha Osmani
“Aty do të jenë 126 folës nga 37 shtete. Edicioni nis nesër në ‘Emerald’, do të kemi edhe adresim të veçantë edhe nga sekretari amerikan, Antony Blinken, dhe është një vlerësim miqësor që e kemi me ShBA”, tha Osmani.
Forumi në edicionin e parë të tij do të mbledhë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, të cilët gjatë dy ditëve do të trajtojnë çështje që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, organizohet për herë të parë në historinë e re të Kosovës dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.