Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Duke shpërndarë postimin e ambasadorit Jeff Hovenier, Blinken në X ka shkruar se ajo ishte një “diplomate e jashtëzakonshme” dhe se ka udhëhequr disa nga çështjet “më sfiduese” gjatë punës së saj.
“Ambasadorja Tina Kaidanow ishte një diplomate e jashtëzakonshme që udhëhoqi në disa nga çështjet më sfiduese të politikës së jashtme të kohës së saj. Ajo ishte një kolege dhe mike e jashtëzakonshme – thellësisht e zgjuar, me sens humori, këmbëngulëse dhe e përkushtuar ndaj diplomacisë amerikane. Qoftë i bekuar kujtimi për të”, ka shkruar Blinken.
Hovenier në postimin e tij përkujtimor për ambasadoren Kaidanow tha se ajo “la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme”.
Ambassador Tina Kaidanow was an extraordinary diplomat who led on some of the most challenging foreign policy issues of her time. She was an exceptional colleague and friend – deeply smart, funny, tenacious, and devoted to American diplomacy. May her memory be a blessing. https://t.co/XED8flCW7j
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 21, 2024