Sekretari i MAShT-it: Kërkimi dhe inovacioni sfidat që e përcjellin ministrinë

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 10:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar tryezën me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Qeveria e Austrisë, raporton Ekonomia Online.

Ekrem Kastrati, sekretar i përgjithshëm në MAShT, thotë se sfidat që kanë përcjell këtë ministri kanë qenë kërkimi dhe inovacioni.

“Modelet dhe praktikat austriake kanë ndikuar te ne. Kërkimi dhe inovacioni në Kosovë. kanë qenë sfida në Ministrinë e Arsimit. MAShT-i është i përkushtuar të zbatojë politikat e kërkimit dhe inovacionit”.

“MAShT kanë qëllim të forcojë tutje për integrimi e plotë të zonës evropiane të mësimit. Ne vlerësojmë lart kontributin e drejtorisë së Austrisë. Pra marrëveshjet e tilla ti mundësojnë të rinjve tanë që të kenë një sistem të arsimit më të avancuar. Qeveria Austriake qe dy dekada është duke mbështetur fushën e arsimit në Kosovë”.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinge, tha që Austria ka qenë donatori më i madh në Kosovë pas BE-së.

“Austria ka qenë aktive në Kosovë që 20 vjet dhe në arsimin e lartë është donatori më i madh pas BE-së dhe kjo më bënë të lumtur sepse arsimi i lartë dhe kërkimi e inovacioni është boshti i zhvillimit të ekonomisë së një vendi”.

“Kërkimi dhe inovacioni është rrugëtimi drejt të ardhmes edhe në Evropë iu është dhënë rëndësi e madhe bashkëpunimit në fushën e hulumtimit dhe kjo është një storie e suksesit. Kjo ngjarje ndihmon ra ofrojë Kosovën drejt rrugëtimit të Evropës”.

“Austria është shpresa jonë që të ndihmojmë Kosovën drejt këtij rrugëtimi për Evropë. ADA e mbështet Kosovën që 20 vjet në arsimin e lartë dhe është një partner i besueshëm i Kosovës dhe do të mbetet e tillë”.

Udhëheqësi i projektit “HERAS”, Aqim Emruli, thotë se kërkimi dhe inovacioni ka qenë një ndër afidat që ka përcjellë Kosovën, raporton EO.

“Kërkimi dhe inovacioni në Kosovë ka qenë mjaft sfiduese. Për këtë kemi punuar së bashku me MASHT-in. Për të pasur perspektivën rajonale kemi vizituar ministrinë ku kemi dashur të dëgjojmë disa përvoja. Nganjëherë nuk kemi nevojë të shkojmë në ShBA, Angli sepse disa çështje mund të mundësohen nga perspektiva rajonale”.

“Ministria dhe Qeveria nuk janë të mjaftueshme për ngritjen e kërkimit dhe inovacionit dhe kërkon veprime të menjëhershme. Sistemi për kërkim të inovacionit janë gjëra të cilat paraqesin barrë për ju dhe shtetet e tjera e kanë zgjedhur në mënyrë të thjeshtë. Kjo është një temë e cila duhet të mendohet nga të gjitha perspektivet”.

Ekspert nacional në “HERAS”, Hamit Qeriqi, ka sqaruar se si është realizuar ky projekt.

“Kryesisht jemi fokusuar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Jemi mundu që të mbledhim informacione rajonale dhe ndërkombëtare. Kemi mbledhur informacione se sa është progresi i këtyre informacioneve”.

“Në fillim kemi krijuar një grup punues dhe kemi përdor burimet parësore dhe ato dytësore duke realizuar intervista të strukturuara me stafin e MAShT”.

Të ngjashme