Sekretari i NATO-s: Raketa në Poloni nuk ishte sulm i Rusisë, erdhi pa qëllim nga Ukraina

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se incidenti me raketën, që e goditi Poloninë të martën duke i vrarë dy persona, me shumë mundësi është shkaktuar nga Ukraina, por pa fajin e saj, transmeton Gazeta Express.

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se nuk ka pasur indikacione që raketa ishte pasojë e një sulmi të qëllimshëm nga Rusia.

Edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë sot se raketa nga e cila u vranë dy persona në territorin e tij duket të jetë një “aksident fatkeq”.

Ka shumë mundësi që raketa, e cila ishte prodhim rus, të jetë përdorur nga forcat ajrore të Ukrainës.

Ai ka thënë se s’ka hapësirë të besohet se incidenti me raketë është sulm i qëllimshëm i Rusisë. 

Të ngjashme