Sekretari i NATO-s viziton Kosovën

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 01:59 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Kosovën, me ç’rast do të takohet me drejtuesit e institucioneve të vendit si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Në agjendën e sekretarit Stoltenberg është paralajmëruar takimi me kryeministrin Isa Mustafa. Ata do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë kësaj vizite, Stoltenberg do të takohet dhe komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo, si dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në Kosovë.

Vizita e kreut të Aleancës Veriatlantike në rajon vjen në kohën e njoftimeve për një rritje të ndikimit rus në Ballkan. Stoltenberg, i cili të enjten qëndroi në Bosnje, foli dhe për bashkëpunimin e NATO-s me Malin e Zi, i cili këtë vit pritet të bëhet zyrtarisht anëtar i aleancës.

Sipas tij, NATO=ja po ndihmon qeveritë e Ballkanit Perëndimor, organet e tyre të zbulimit dhe të mbrojtjes për t’i rezistuar ndikimit të huaj politik, sidomos atij rus.

Ai tha se Aleanca është në dijeni të njoftimeve për një rritje të ndikimit rus në Ballkan dhe të ndërhyrjes së Rusisë në proceset politike në Mal të Zi. “Ne po ndjekim nga afër këtë çështje dhe po punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, për t’i ndihmuar ata që të forcojnë kapacitetet e tyre të kundërzbulimit dhe institucionet e tyre të mbrojtjes”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme