Sekretariati Europian: Qeveria shqiptare të mos rrisë çmimin e energjisë

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Qeveria shqiptare nuk duhet të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Drejtori i sekretariatit të Energjisë Artur Lorkowski gjatë një takimi me ministren e Energjisë Belinda Balluku ka theksuar se duhet të gjendet mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë. Ky apel i një prej institucioneve më të rëndësishme energjetike ndërkombëtare, vjen në një moment që qeveria po përgatit një studim për rritjen e faturave të energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë mbi 700 kwh në muaj.

“Reforma në sektorin energjetik duhet të vazhdoj dhe besoj në angazhimin e Ministrisë së Energjisë edhe pse është e sfiduar nga shtrenjtimi i energjisë me të cilën po përballen të gjitha qytetet Europiane. Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat. Diskutuam mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë si dhe instrumentat për mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve nga këto zhvillime të tregut”.

Ministrja e energjisë Belinda Balluku deklaroi se në fund të këtij viti do të liberalizohet tregu i energjisë duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për sektorin energjetik dhe zhvillimet e fundit

Drejtori i sekretariatit vuri theksin edhe në faktin se u diskutuan disa mundësi për TAP dhe furnizimin e tij me LNG për të ndihmuar rajonin të shkëputet nga varësia e gazit rus.

Të ngjashme