Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për periudhën e tre mujorit të tretë të vitit 2018.
Kjo anketë paraqet ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, ka pasur rritje te: sektori i industrisë përpunuese (C) për 8.75% dhe sektori industrisë nxjerrëse (B) 0.71%.
Ndërsa, rënie kishte te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-11.24%) dhe sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-5.48%).
Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2017) ka pasur rënie në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-9.75%); sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-4.30%); sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-3.46%) dhe sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-1.17%).