Sekuestrohen 1.8 ton drogë

Prishtinë | 30 Pri 2017 | 10:02 | Nga

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të plota në lidhje me operacionin antidrogë të koduar “BOGOVA”, të zhvilluar në qytetin e Beratit.

Blutë bëjnë me dije se nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë “Bogova”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të V.Z janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të M.Z është gjetur një sasi prej 5 kg.

Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike marijuanë me peshë rreth 576 kg.

Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në total është 1888 kg marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar, si dhe janë shpallur në kërkim F.B 50 vjeç, banues në Përmet, M.Z 80 vjeç, banues në Durrës, dhe V.Z 62 vjeç, banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme