Sekuestrohen 266 paketime të barnave në një barnatore në Prizren

Prishtinë | 06 Kor 2024 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar barna në një barnatore të Prizrenit, të cilat ishin pa banderola.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Me ndihmën e Inspektoratit Farmaceutik, Policia ka sekuestruar 84 artikuj me gjithsej 266 paketime të ndryshime medicinale, të cilat ishin me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme