Sekuestrohen 400 mijë litra naftë kontrabandë në anijen që vinte nga Tunizia

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Një sasi prej 400 mijë litra naftë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një anije që vinte nga Tunizia.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi 2” u vunë në pranga u arrestuan pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Në pranga u vunë shtetasit Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula.

“Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, bëri me dije policia.

Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670 000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.euronews.al

Të ngjashme