Sekuestrohen 50 kamera ilegale në tri fshatrat me shumicë serbe në Gjilan

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar sot rreth 50 kamera të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat me shumicë serbe, Kllokot, Partesh dhe Ranillug.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me datën 21.12.2023 në koordinim e prokurorinë e shtetit ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës kompetente në Gjilan në bazë të së cilës ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat e Kllokot, Partesh dhe Ranillug të rajonit të Gjilanit. Sekuestrimi i kamareve është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale ‘’Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’’ nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës me numër 04/L-076, neni 25 dhe ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, theksoi ai.

Të ngjashme