Sekuestrohen 550 kg drogë në Mynih të ardhur nga Shqipëria

| 27 Kor 2017 | 16:04 | Nga

Më shumë se gjysmë tonelati drogë të llojit të marihuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë.

‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove. Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.

“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.

Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme